Një tjetër hap historik për skijimin e Kosovës!, shkruan në faqen e Federatës së Skitarisë së Kosovës.
"Sportisti i kombëtares sonë, Drin Kokaj, ka përfaqësuar me krenari Kosovën në garat ndërkombëtare FIS në Rumani, ku morën pjesë 11 shtete.
Në një konkurrencë të fortë, Drini:
Përmirësoi rezultatin e tij olimpik në disiplinën e Sllallomit (SL)
E renditi Kosovën në vendin e 5-të, ndër më të mirat në garë
Theu rekordin e tij personal dhe vendosi rekord të ri Olimpik për Kosovën në kategorinë e meshkujve me 78.33 pikë
Me këtë rezultat, ai konfirmon për herë të dytë normën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Cortina 2026”, të cilën e kishte arritur për herë të parë në dhjetor", njofton FSK.