Lara Colturi: Krenare për paraqitjen

Skijim

Lara Colturi: Krenare për paraqitjen

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 15:11
Skiatorja shqiptare Lara Colturi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, që zuri vendin e 7-të në Botë në etapën e parë të Kupës së Botës në ski, ka folur për RTSH pas përfundimit të garës.

“Kisha shumë emocione, jam shumë e lumtur për atë që kam bërë sot. Gara e parë shkoi më mirë se sa e dyta, por tani kam shumë punë për të bërë.

Kam kohë për tu përmirësuar. Hapja e sezonit në Solden ka emocione të larta, ndërsa është nisja më e mirë që mund të bëja.

Është një lojë e madhe psikologjike, por fatmirësisht kam shumë mbështetës shqiptarë që më përkrahin. Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e skuadrës Shqiptare dhe që shoh kaq shumë flamuj kuqezi këtu në Austri.

Po punoj shumë për teknikën dhe dua që të bëj sa më mirë në garat e ardhshme”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi pas garës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat