Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, përkundër se është 41-vjeçare, nuk ka të ndalur duke shënuar fitore në disiplinën e lëshimit me kohë të kaluar për 1:29.63 minuta.
“Amerikania 41-vjeçare Lindsey Vonn u bë fituesja më e vjetër e Kupës së Botës pas suksesit të saj në lëshim në St. Moritz.
Më parë, rekordi mbahej nga zviceranja Didier Cuche me 37 vjeç”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Fitorja e saj është e 83-ta në Kupën e Botës (44 në lëshim).
Shiffrin kryeson me 458 pikë, e ndjekur nga Colturi 302, Robinson me 294 pikë.
Në lëshim udhëheq Vonn me 100 pikë, pasojnë Egger 80 e Puchner 60 pikë.
Renditja
1. Lindsey Vonn (SHBA) 1:29.63
2. Magdalena Egger (Austria) +0.98
3. Mirjam Puchner (Austria) +1.16
4. Sofia Goggia (Italia) +1.31
5. Emma Aicher (Gjermania) +1.41
6. Romane Miradoli (Franca) +1.42
6. Cornelia Hütter (Austria) +1.42
8. Laura Pirovano (Italia) +1.58
8. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.58
10. Nina Ortlieb (Austria) +1.68