E pafat Lara Colturi në zbritjen e parë në sllallom në Courchevel.
Skiatorja shqiptare nuk arrin që të përfundojë garën dhe shkualifikohet për shkak të një pakujdesie.
Lara Colturi nuk arriti që të kualifikohet për në zbritjen e dytë dhe për rrjedhojë përfundon para kohe garën në Courchevel, etapa e 11-të e Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.
Ndonëse pritshmëritë për një rezultat pozitiv në këtë ndalesë të Kupës së Botës ishin të mëdha, skiatorja shqiptare nuk arriti që të përfundojë garën dhe për rrjedhojë nuk garon dot në zbritjen e dytë në pistën Courchevel.