Austriakja Cornelia Hutter fitoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Val d'Iser të Francës.
Kjo është fitorja e dhjetë e Cornelia Hutter në Kupën e Botës, e cila e la pas për 26 qindtat gjermanen Kira Weidle Winkelmann dhe për 35 qindtat amerikanen Lindsey Vonn.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 558 pikë, pasojnë Robinson 404, Aicher 345, ndërsa në lëshim Vonn udhëheq me 240 pikë, e ndjekur nga Aicher 171 e Hutter 155 pikë.
Renditja
1. Cornelia Hutter (Austria) 1:41.54
2. Kira Ëeidle (Gjermania) +0.26
3. Lindsey Vonn (SHBA) +0.35
4. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0.39
5. Laura Pirovano (Italia) +0.41
6. Ester Ledecka (Çekia) +0.46
7. Breezy Johnson (SHBA) +0.61
8. Sofia Goggia (Italia) +0.62
9. Nicol Delago (Italia) +1.01
10. Emma Aicher (Gjermania) +1.23