Skiatori kroat, Filip Zubçiç, beson e shpreson se do të jetë gati për sfidën në Qendrën e Skive në Alta Badia në Itali.
"E Dua këtë pistë", - tha Filip Zubçiç para garës në Alta Badia.
Ky vend italian i skive, i sjell kujtime të bukura skiatorit kroat më të mirë.
Megjithatë, Zubçiç hyn në garë pas luhatjeve të mëdha në rezultate gjatë dy muajve të parë të sezonit të Kupës së Botës, ku ai regjistroi dy performanca dukshëm më të dobëta pas podiumit.
"Shpresoj ta rimarr veten shpejt", tha skiatori.
Edhe pse është optimist, vetë skiatori nuk është i sigurt se çfarë do të presë
"Mbërritëm në Alta Badia gjatë të premtes, ndihem mirë, është gjithmonë mirë të kthehem këtu.
Sinqerisht, as nuk e di se si është forma ime, pas podiumit hyra në një seri rezultatesh të këqija, një krizë e vogël.
Nuk është hera e parë në karrierën time, kështu që di si ta përballoj dhe shpresoj se do ta 'rimarr veten' shpejt", tha Zubçiç para garës në disiplinën e sllallomit të madh.