Yjet e reja të skijimit Lara Colturi dhe Zrinka Ljuti ç do të jenë ndër favoritet për garat e Kupës së Botës këtë fundjavë në Kranjska Gora të Sllovenisë.
“Lara ndihet tashmë si në shtëpi në Shqipëri”, është titulli i mediumit slloven “Delo”.
“Në vetëm 19 vjeç, Lara Colturi është tashmë një nga skiatoret më të mira alpine në botë.
Sportistja e lindur në Itali, e cila garon për Shqipërinë, impresionon me pjekurinë, rezultatet dhe vizionin e saj.
Pavarësisht moshës së re dhe sukseseve që ka arritur tashmë, ajo mbetet fort me këmbë në tokë - ashtu si kroatja Zrinka Ljutiç.
Ngritja meteorike e adoleshentes nga Torino (Lara) nuk është rastësi, siç e dëshmoi edhe në fillim të këtij sezoni.
Pasi shijoi podiumin e saj të parë në Kupën e Botës me vendin e dytë në sllallom në Gurgel vitin e kaluar, ajo ka qenë impresionuese me performancat e saj gjatë këtij dimri.
Në total, ajo ka arritur tashmë gjashtë podiume në nivelin më të lartë, të cilat i arriti edhe në fillim të vitit në Kranjska Gora”, shkruan mes të tjera media sllovene.