Jo vetëm Lara Colturi, Shqipëria me 4 sportistë në olimpiadën dimërore

Skijim

Jo vetëm Lara Colturi, Shqipëria me 4 sportistë në olimpiadën dimërore

Më: 7 janar 2026 Në ora: 11:06
Lara Colturi

Më datën 6 shkurt, në Itali do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” (deri më 22 shkurt). Ky do ty jetë edicioni i 25-të dhe në këtë event të madh olimpik do të përfaqësohet edhe Shqipëria.

Vendi ynë ka disa edicione radhazi që merr pjesë, por ky do të jetë më i rëndësishmi për ngjyrat kuqezi. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar sot se Shqipëria do të përfaqësohet me 4 sportistë.

Ata janë: Lara Colturi, Samire Dauti, Lisa Brunga dhe Denis Xhepa, të gjithë në garat e skive alpine.

Sportistë që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Olimpiadë falë pikëzimit dhe paraqitjeve të tyre në garat e fundit.

Natyrisht që shpresat më të mëdha për medalje janë te 19-vjeçarja Lara Colturi, që garon në nivele shumë të larta dhe që këtë sezon është ngjitur 4 herë në podium në garat e Kupës së Botës për femra në ski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat