Mikaela Shiffrin nuk njeh rivale, skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të tetë

Skijim

Mikaela Shiffrin nuk njeh rivale, skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të tetë

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2026 Në ora: 23:23
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, shkëlqeu nën dritat e reflektorëve në disiplinën e sllallomit në Flachau të Austrisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,52 minuta, 42 qindtat më e shpejt se Paula Moltzan nga SHBA dhe 65 qindtat se Katharina Truppe e Austrisë.

Lara Colturi e Shqipërisë përfundoi në Top 10-sh përkatësisht në vend të tetë me 2 sekonda e 13 qindtat larg fitueses së garës. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Shiffrin kryeson me 923 pikë, pasuar nga Rast (753) e Moltzan (502).

Shiffrin udhëheq në sllallom me 680 pikë, e ndjekur nga Rast (412), Holdener (313), Colturi (312).

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50,52
2. Paula Moltzan (SHBA) +0,41
3. Katharina Truppe (Austria) +0,65
4. Camille Rast (Zvicra) +0,67
5. Ëendy Holdener (Zvicra) +0,93
6. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) +1.16
7. Sara Hector (Suedia) +1.54
8. Lara Colturi (Shqipëria) +2.13 
9. Eliane Christen (Zvicra) +2,21
10. Katharina Huber (Austria) +2.60

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat