Colturi mbyll zbritjen e parë në Kronplatz

Skijim

Colturi mbyll zbritjen e parë në Kronplatz

Më: 20 janar 2026 Në ora: 12:25
Lara Colturi

Lara Colturi mbylli me kohën 1:16.42 zbritjen e parë të saj në disiplinën e slalomit gjigant në ndalën e radhës së Kupës së Botës.

Skiatoria shqiptare u rendit e 22-ta pasi ishte +2.88 më e ngadaltë krahasuar me lideren e kësaj etape, Sara Hector.

Suedezja arriti që të intepretonte më mirë këtë pistë duke përfunduar zbritjen e parë në vetëm 1:13.54.

Sa i përket podit momentalisht plotësohet nga Camille Rast (1:13.69) dhe Julia Scheib (1:13.93).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat