Në fundjavë në Çeki në Spindleruv Mlyn do të zhvillohen dy garat e radhës në Kupën e Botës në ski për femra.
Të shtunën më 24 janar garohet në sllallomin e madh, ndërsa të dielën më 25 janar në sllallom.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi do të marrë pjesë në të dyja këto gara.
Lëshimi i parë të shtunën do të nisë në orën 10:00, ndërsa lëshimi i dytë në orën 13:00.