Gara e sllallomit zhvilluar të dielën në pistën çeke të Spindleruv Mlyn, nuk ka qenë e mbarë për skiatoren shqiptare Lara Colturi.
Ajo nuk e përfundoi dot garën e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski.
Që në zbritjen e parë, Colturi gaboi e doli jashtë piste, duke mos e përfunduar dot atë.
Për pasojë, skiatorja 19-vjeçare shqiptare u eliminua që në fillim, duke mos u kualifikuar dot më tej.
Duket se lodhja e një sezoni të gjatë dhe gjendja gripale e ditëve të fundit vijon ende të ndikojë në formën e Colturi, që nuk ka rezultatet e fillimsezonit.
Kjo është gara e tretë sezonale ku ajo nuk arrin dot ta mbyllë atë.
Gjithsesi, ky sezon ka qenë në përgjithësi pozitiv për skiatoren kuqezi, e cila përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore “Milanao-Cortina”, që nisin më 6 shkurt.
Tani për të nis një periudhë rikuperimi, për të qenë gati për sfidën olimpike.