Skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen arriti fitoren e tij të parë të sezonit para Lojërave Olimpike Dimërore, të pestën e tij në pistën Schladming të Austrisë.
Ai ngadhënjeu në sllallom në Kupën e Botës.
Henrik Kristoffersen doli i parë me kohë të kaluar për 1;53,80 minuta, 34 qindtat e sekondës para bashkëkombësit të tij, Atle Lie McGrath.
Francezi Clément Noël përfundoi në vend të tretë me 54 qindtat e sekondës pas fituesit të garës.
McGrath udhëheq në sllallom me 452 pikë, pasuar nga Pinheiro Braathen (451) e Noel (Franca) 435.
Odermatt prin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1335 pikë, i ndjekur nga Pinheiro Braathen (798), McGrath (694).
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (No) 1;53,80
2. Atle Lie McGrath (No) +0,34
3. Clément Noël (Fr) +0,54
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +1.53
5. Fabio Gstrein (Austria) +1.75
6. Timon Haugan (Norvegjia) +1.99
7. Alex Vinatzer (Italia) +2.26
8. Eirik Solberg (Norvegjia) +2.32
9. Tanguy Nef (Zvicra) +2.40
10. Manuel Feller (Austria) +2.43