Malorie Blanc befason të gjithë në supersllallom të madh

Skijim

Malorie Blanc befason të gjithë në supersllallom të madh

Nga: K.Goca Më: 31 janar 2026 Në ora: 13:00
Malorie Blanc

Skiatorja e Zvicrës, Malorie Blanc, ka befasuar të gjithë në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Crans Montana të Zvicrës.

Blanco doli e para me kohë të kaluar për 1,17,34 minuta, me epërsi prej 18 sekondave ndaj italianes Sofia Goggia.

“Zviceranja Malorie Blanc mori formën e kampiones pak para Lojërave Olimpike dhe festoi fitoren e saj të parë në Kupën e Botës në supersllallom të madh në Crans Montana”, shkruan media sllovene “RTV.slo”.

Breezy Johnson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur rezultat të mirë, duke përfunduar në vend të tretë me kohën më të dobët për 36 qindtat se fituesja e garës.

Shiffrin prin me 1133 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pasojnë Rast me 963 e Aicher me 684.

Goggia udhëheq në supersllallom të madh me 280 pikëm, pasuar nga Robinson (220) dhe Vonn (190).

Renditja
1. Malorie Blanc (Zvicra) 1,17,34
2. Sofia Goggia (Italia) +0,18
3. Breezy Johnson (SHBA) +0,36
4. Roberta Melesi (Italia) +0.42
5. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +0.44
6. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.51
7. Ariane Rädler (Austria) +0.61
8. Cornelia Hütter (Austria) +0.64
9. Mirjam Puchner (Austria) +0.72
10. Ester Ledecka (Çekia) +0.84

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat