Drin Kokaj: Synimi im është të jap gjithçka në pistë dhe ta bëj Kosovën krenare 

Skijim

Drin Kokaj: Synimi im është të jap gjithçka në pistë dhe ta bëj Kosovën krenare 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 janar 2026 Në ora: 16:12
Drin Kokaj

Skiatorët dhe skiatoret janë në emocione të mëdha në prag të ngjarjes më të madhe, Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Milano Cortina të Italisë.

Kosovën do të përfaqësojnë skiatori Drin Kokaj dhe skiatorja Kiana Kryeziu.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt, ndërsa hapja zyrtare do të bëhet të premten e ardhshme.

Image

Drin Kokaj me padurim pret paraqitjen e tij në disiplinën e sllallomit.

Kokaj është përgatitur maksimalisht për garën më të madhe. 

Image

Skiatori shprehet se është emocion i veçantë për të garuar në këtë nivel të garave, por edhe ndjenjë e krenarisë.

“Jam shumë i përgatitur dhe thellësisht i emocionuar për sfidat që më presin në Milano Cortina.

Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti dhe për mua janë rezultat i një rruge të gjatë plot punë, sakrificë dhe besim.

Çdo garë do ta përjetoj me zemër, duke dhënë maksimumin jo vetëm për veten time, por edhe për flamurin që përfaqësoj.

Synimi im është të jap gjithçka në pistë dhe ta bëj Kosovën krenare”, thotë Kokaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat