Superylli norvegjez fitoi titullin e tretë radhazi olimpik në sprint

Skijim

Superylli norvegjez fitoi titullin e tretë radhazi olimpik në sprint

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 14:00
Johannes Hosflot Klabo në mes

Johannes Hosflot Klabo nuk rrëshqet në ski – ai fluturon. Superylli norvegjez fitoi titullin e tretë radhazi olimpik në sprint, duke konfirmuar edhe një herë dominimin absolut në ski nordike.

Ky ishte e arta e tretë radhazi në sprint, i dyti në Lojërat Olimpike Milano–Cortina 2026 dhe medalja e shtatë e artë olimpike në karrierën e Klæbos.

Atij i kanë mbetur edhe katër gara për të barazuar e më pas tejkaluar legjendat norvegjeze Marit Bjørgen dhe Bjørn Dæhlie, të cilët mbajnë rekordin me nga tetë medalje ari olimpike.

Klæbo ishte i pandalshëm në ngjitjen e fundit, ku i parakaloi të gjithë rivalët dhe madje pati kohë të festonte para vijës së finishit.

Ben Ogden nga SHBA fitoi medaljen e argjendtë, suksesin më të madh të karrierës së tij, ndërsa Oskar Vike i Norvegjisë siguroi bronzin.

Edhe pse diferenca në finish ishte vetëm 0.87 sekonda, Klæbo e kishte garën nën kontroll që në hyrje të drejtimit final.

Pas triumfit në skiathlon të dielën, Klæbo tani ka 7 tituj olimpikë dhe është më afër se kurrë historisë.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat