Federica Brignone - e artë në supersllallom të madh

Skijim

Federica Brignone - e artë në supersllallom të madh

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 12:40
Federica Brignone

Skiatorja italiane, Federica Brignone, ka shkruar një nga historitë më të mëdha të Lojërave Olimpike Dimërore, duke fituar medaljen e artë në supersllallom të madh para publikut vendas në Cortina, më pak se një vit pasi pësoi një frakturë të dyfishtë të komplikuar në këmbë dhe dëmtim të ligamenteve të gjurit.

Në prill të vitit të kaluar, 35-vjeçarja italiane doli nga spitali me karrocë dhe deklaroi se nuk do të dorëzohej. Me vullnet të madh, ajo u rikthye mbi ski në nëntor, ndërsa në janar u kthye në Kupën e Botës në sllallomin e madh në Kronplatz. Sot, ajo feston suksesin më të madh të karrierës – titullin olimpik.

Brignone, dy herë kampione bote, kishte fituar deri më tani medalje të argjendtë dhe të bronztë në Pekin 2022, si dhe të bronztën në Pyeongchang 2018.

Më afër Brignones ishte francezja Romane Miradoli, me 41 të qindtat prapa, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi austriakja Cornelia Hütter (+0.52).

Renditja
E artë: Federica Brignone (Italia) 1:23.41
E argjendtë: Romane Miradoli (Franca) +0.41
E bronztë: Cornelia Hütter (Austria) +0.52
4. Ariane Rädler (Austria) +0.53
5. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.76
5. Laura Pirovano (Italia) +0.76
7. Elena Curtoni (Italia) +0.77
8. Camille Cerutti (Franca) +1.03
8. Alice Robinson    (Zelanda e Re) +1.03
10. Malorie Blanc (Zvicra) +1.24

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat