Kirurgu jep lajme shqetësuese për lëndimin e sportistes 

Skijim

Kirurgu jep lajme shqetësuese për lëndimin e sportistes 

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 15:17
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn ka pasur një tronditje të madhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Kjo pasi që amerikanja, pësoi një rënie të rëndë gjatë një vrapimi në zbritje pas vetëm 12 sekondash, gjë që e detyroi të dërgohej në spital dhe t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vonn, madje postoi një foto në “Instagram” nga spitali duke bërë 3 operacione në një ditë.

Vonn hyri në Lojërat Olimpike aktuale me ligamente të këputura në gjurin e majtë.

Këto, sipas Sonnery-Cottet, nuk përbënin problem, por proteza në gjurin e djathtë përbënte një rrezik.

Ai më pas shpjegoi më tej se përdorimi i një fiksuesi të jashtëm nënkuptonte se dëmtimi i saj nuk mund të zgjidhej menjëherë.

“Qëllimi i saj sot është kryesisht të shpëtojë këmbën dhe të jetë në gjendje të ecë përsëri.

Nuk mendoj se jemi ende në fazën e diskutimit për një rikthim në skijimin e nivelit të lartë.

Disa lëndime si i saji mund të përfundojnë me amputim”, deklaroi Sonnery-Cottet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat