Brazili ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore falë paraqitjes spektakolare të skiatorit Lucas Pinheiro Braathen.
Ai realizoi një zbritje perfekte në grahjen e parë dhe mbrojti epërsinë në finalen e madhe, duke lënë pas zviceranin Marco Odermatt me 58 të qindtat e sekondës.
Paraqitja e jashtëzakonshme e Braathenit në grahjen e parë ishte vendimtare.
Ai hapi garën dhe skijoi pa asnjë gabim.
Pjesa tjetër e elitës nuk u përshtat aq mirë me sipërfaqen e vështirë të borës dhe mbeti mbi dy sekonda pas, ndërsa vetëm Odermatt arriti t’i afrohej brenda një sekonde norvegjezit që garon për Brazilin.
Medalja e bronztë i takoi Loïc Meillard.
Skiatori shqiptar Deni Xhepa ka përfunduar në vend të 33-të me kohë më të dobët për 10 sekonda e 91 qindtat larg fituesit të garës.
Alban Elezi Cannaferina, anëtar i Francës, nuk e përfundoi garën.
Renditja
I artë: Lucas Braathen (Brazili) 2:25.00
I argjendtë: Marco Odermatt (Zvicra) +0.58
E bronztë: Loic Meillard (Zvicra) +1.17
4. Thomas Tumler (Zvicra) +1.45
5. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +1.82
6. Leo Anguenot (Franca) +1.99
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2.04
8. Stefan Brennsteiner (Austria) +2.23
9. Marco Schëarz (Austria) +2.28
10. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +2.29