Lindsey Vonn del nga spitali

Skijim

Lindsey Vonn del nga spitali

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:00
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn është liruar nga spitali në Itali, shtatë ditë pasi pësoi një rrëzim të rëndë gjatë garës së lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Cortina d’Ampezzo.

Kampionia olimpike e vitit 2010 dhe njëra ndër skiatorët më të suksesshme në historinë e Kupës së Botës u largua nga spitali në Treviso dhe u nis drejt aeroportit, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të vazhdojë trajtimin.

Vonn konfirmoi se operacioni i saj i katërt, i kryer të shtunën, ka kaluar me sukses.

Ajo theksoi se pas disa ditëve të vështira është në proces rikuperimi, por rruga drejt kthimit të plotë do të jetë e gjatë, pasi e pret edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në SHBA.

“Dashuria ime për skijimin mbetet.

Ende pres me padurim momentin kur do të mund të qëndroj sërish në majë të malit.

Dhe do ta bëj,” u shpreh Vonn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat