Klaebo “jashtëtokësor”, fiton 4 medalje të arta dhe vendos rekord në Lojërat Dimërore

Skijim

Klaebo “jashtëtokësor”, fiton 4 medalje të arta dhe vendos rekord në Lojërat Dimërore

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:39
Johannes Hoesflot Klaebo

Norvegjia, e udhëhequr nga një super Johannes Hoesflot Klaebo ka fituar stafetën 4×7.5 km në ski për meshkuj.

Johannes Hoesflot Klaebo shkruan historinë, pasi kjo është medalja e tij e katërt e artë në Milano Cortina 2026 dhe medalja e tij e njëmbëdhjetë olimpike në përgjithësi, duke u bërë skiatori i parë i disiplinës “cross-country” në histori që fiton nëntë medalje ari në Lojërat Dimërore.

Medalja e argjendtë i shkoi ekipit të Francës të udhëhequr nga Mathis Desloges, i cili festoi medaljen e tij të tretë personale në Milano Cortina 2026.

Mes një atmosfere festive në Val di Fiemme, Italia u rikthye në podiumin olimpik në stafetën 4×7.5 km, njëzet vjet pas paraqitjes së tyre të fundit në Torino 2006. Kuarteti i përbërë nga Davide Graz, Elia Barp, Martino Carollo dhe Federico Pellegrino fitoi një medalje bronzi legjendare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat