Pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 të dielën në sllallomin të madh, skiatorja kuqezi Lara Colturi do të zbresë sërish në pistë nesër në disiplinën e saj të preferuar, sllallom.
19-vjeçarja do të jetë sportistja e parë që do të zbresë në pistë në lëshimin e parë, që starton në orën 10:00.
Shpresat për një medalje historike në Lojërat Olimpike Dimërore janë të mëdha, prandaj të gjithë shqiptarët presin me padurim garën e nesërme.
Në këtë garë do të marrin pjesë edhe Semire Dauti, që do të zbresë e 78-ta në pistë, Lisa Brunga e 84-ta dhe Kiana Kryeziu e 85-ta.