Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, arriti më në fund të stoliset me një tjetër medalje të artë olimpike pas vitit 2018.
Në garën e sllallomit në Cortina, ajo dominoi bindshëm në të dyja lëshimet, duke mos lënë asnjë dilemë për fituesen.
Amerikania e mposhti medalisten e argjendtë, Camille Rast, me një epërsi prej një sekonde e gjysmë, ndërsa medalja e bronztë i takoi suedezes Anna Sëenn Larsson.
“Pavarësisht një piste relativisht të lehtë dhe pa befasi të mëdha në fund të programit të skitareve alpine, Shiffrin tregoi klas të jashtëzakonshme.
Në këtë sezon të Kupës së Botës ajo kishte fituar shtatë nga tetë gara në sllallom, por në Cortina kishte mbetur dy herë pa medalje, në kombinimin dyshe dhe në sllallomin gjigant.
Kësaj radhe ajo garoi me vetëbesim maksimal, duke konfirmuar se mbetet mbretëresha e padiskutueshme e sllallomit. Kjo është medalja e saj e tretë e artë olimpike.
Në Sochi 2014 fitoi të artën në sllallom, ndërsa në PyeongChang 2018 triumfoi në sllallomin e madh”, ka shkruar media sllovene “RTVslo”.
Shqipëria mbetet pa medalje, skiatorja Lara Colturi përfundoi në vend të dhjetë me kohën me të dobët për 2 sekonda e 68 qindtat larg vendit të parë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:39.10
2. Camille Rast (Zvicra) +1.50
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.71
4. Wendy Holdener (Zvicra) +1.93
5. Katharina Truppe (Austria) +2.00
6. Katharina Huber (Austria) +2.08
7. Melanie Meillard (Zvicra) +2.15
8. Paula Moltzan (SHBA) +2.19
9. Emma Aicher (Gjermania) +2.49
10. Caitlin McFarlane (Franca) +2.68
10. Lara Colturi (Shqipëria) +2.68