Lindsey Vonn tregon grumbullin e vidave, motra e saj edhe më e impresionuar
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn njoftoi se operacioni i saj i fundit, i cili zgjati gjashtë orë, ka qenë i suksesshëm dhe se po rikuperohet pavarësisht dhimbjeve.
41-vjeçarja kreu operacionin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi më herët iu nënshtrua katër ndërhyrjeve në një spital italian pas një rënieje gjatë skijimit, ku pësoi një frakturë të komplikuar në këmbë.
“Operacioni është pas meje… zgjati pak më shumë se gjashtë orë.
Siç mund ta shihni, u deshën shumë pllaka dhe vida për të rikthyer gjithçka në vend, por Dr. Hackett bëri një punë të shkëlqyer.
Duke pasur parasysh shkallën e dëmtimit, po e kam pak të vështirë pas operacionit dhe ende nuk kanë mundur të më lëshojnë nga spitali…
Jam pothuajse aty.
Ngadalë, hap pas hapi,” shkroi ajo në Instagram, ku publikoi edhe fotografi.
Vonn, kampione olimpike e vitit 2010 dhe skiatorja e dytë më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, fluturoi drejt SHBA-së të dielën pasi u lirua nga spitali Ca' Foncello Hospital në Treviso.