KS Rusolia nga Peja shkëlqen në Kampionatin e Kosovës

Skijim

KS Rusolia nga Peja shkëlqen në Kampionatin e Kosovës

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 23:12
KS Rusolia

Klubi i Skitarisë Rusolia nga Peja ka shënuar një performancë mbresëlënëse në Kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja U8-U16, duke marrë pjesë me pesë garues dhe duke u rikthyer me tre medalje të fituara.

Në garat e zhvilluara sot, garuesit e Rusolias arritën të siguruan një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë:

Medalja e Artë: Lyra Begolli – U10

Medalja e Argjendtë: Jani Belegu – U14

Medalja e Bronzit: Mali Belegu – U12

Përveç podiumit, garues të tjerë të klubit shënuan rezultate të forta, duke treguar potencial të madh për të ardhmen:

Vendi i katërt – Ina Begolli, U14

Vendi i katërt – Fjogena Lluka, U14

Ky rezultat vjen si shpërblim për përgatitjet intensive të skitarëve të rinj dhe për angazhimin e trajnerëve të KS Rusolia, duke konfirmuar se klubi vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit në vend për zhvillimin e talentëve të rinj në sportin e skitarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat