Supersllallomi i madh për meshkuj në Garmisch u anulua për shkak të mjegullës

Skijim

Supersllallomi i madh për meshkuj në Garmisch u anulua për shkak të mjegullës

Më: 1 mars 2026 Në ora: 14:29
Pamje nga gara

Organizatorët e Kupës së Botës në ski alpine në Garmisch-Partenkirchen u detyruan ta anulojnë garën e supersllallomit të madh për shkak të mjegullës së dendur.

Starti i supersllallomit të madh, fillimisht u shty dy herë.

Më pas u caktua ora 12:45 si kohë e re e nisjes, por në fund u njoftua se gara nuk do të zhvillohej fare. Kjo garë nuk do të zëvendësohet.

Para finales së sezonit në Lillehammer, është planifikuar edhe një supersllallom të madh për meshkuj në Courchevel.

Në renditjen e disiplinës prin bindshëm Marco Odermatt me 425 pikë pas gjashtë garave të zhvilluara këtë sezon. Austriaku Vincent Kriechmayr ndodhet në vendin e dytë me 158 pikë më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat