Atle Lie McGrath fitoi garën e sllallomit që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Norvegjezi ka triumfuar me vetëm një të qindtën e sekondës para vendit të dytë.
Atle Lie McGrath arriti i pari me kohë të kaluar për 1:38.85 minuta.
Norvegjezi arriti kështu një fitore të rëndësishme pas zhgënjimit në garën olimpike në Bormio. Ai ishte më i shpejti që në lëshimin e parë dhe në finale arriti të ruajë epërsinë minimale.
Vendin e dytë e zuri bashkëkombësi i tij Henrik Kristoffersen, vetëm një të qindtën prapa, ndërsa i treti përfundoi Lucas Braathen, katër të qindtat pas fituesit.
Gara ishte shumë e ngushtë, pasi vendi i katërt, Michael Matt, mbeti gjashtë të qindtat prapa, i pesti Linus Strasser nëntë të qindtat, ndërsa i gjashti Clement Noel vetëm 12 të qindtat pas McGrath.
Renditja
1. Atle Lie McGrath (Norvegjia) 1:38.85
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.01
3. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.04
4. Michael Matt (Austria) +0.06
5. Linus Straßer (Gjermania) +0.09
6. Clément Noël (Franca) +0.12
7. Dominik Raschner (Austria) +0.26
8. Eirik Solberg ( Norvegjia) +0.38
9. Paco Rassat (Franca) +0.39
10. Tanguy Nef (Zvicra) +0.50