Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është kampione e re e Kupës së Botës.
Fitorja në sllallomin e madh i shkoi çuditërisht skiatores nga Kanada, Valerie Grenier.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:16,79 minuta, me kohën më të mirë për 43 qindtat se Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) dhe 57 qindtat se Julia Scheib (Austria).
Mikaela Shiffrin e mbylli garën në vend të 11-të me kohën më të dobët për 2 sekonda e 12 qindtat nga fituesja e garës, por e mjaftueshme për t'u bërë kampione.
Shifrin përmbylli vendin e parë në renditjen ne përgjithshme të Kupës së Botës me 1410 pikë, duke lënë prapa Aicher me 1323 dhe Rast me 1049 pikë.
Kampione e sllallomit të madh është Julia Scheib e Austrisë me 720 pikë, e ndjkur nga Rast me 511.
“Mikaela Shiffrin shënoi pikë për të konfirmuar triumfin e gjashtë në Globin e Madh të Kristaltë.
Gara e fundit e Kupës së Botës në ski alpine solli dramë të papritur, por në fund Mikaela Shiffrin fitoi pikët në sllallomin e madh në Hafjell të Norvegjisë, duke konfirmuar fitoren e saj rekord në Globin e Madh të Kristaltë”, shkruan media sllovene “Sport.slo”
Renditja
1. Valerie Grenier (Kanada) 2:16,79
2. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) +0,43
3. Julia Scheib (Austria) +0,57
4. Sara Hector (Suedia) +0.74
5. Stephanie Brunner (Austria) +1.24
6. Camille Rast (Zvicra) +1.31
7. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.66
8. Anna Trocker (Italia) +1.67
8. Nina O'Brien (SHBA) +1.67
10. Vanessa Kasper (Zvicra) +1.71