Në Lillehammer të Norvegjisë u zhvilluan sot finalet e garës së sllallomit të madh për femra, ku morën pjesë 27 skiatoret më të mir atë kësaj disipline.
Mes tyre edhe Lara Colturi, që u klasifikua në vendin e 17-të.
Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 1’09”18, duke u renditur në vendin e 11-të, ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’10”06. Kështu, me kohën e përgjithshme 2’19”24, Colturi u klasifikua në vendin e 17-të.
Një paraqitje e mirë për skiatoren 19-vjeçare shqiptare, që edhe një herë tregoi një përgatitje të mirë, duke rivalizuar me më të mirat. Një sezon në përgjithësi pozitiv për Colturi, që arriti të ngjitej 4 herë në podium.