Tom Brady nuk njeh moshë

Sporti

Tom Brady nuk njeh moshë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:38
Tom Brady nuk njeh moshë

Në moshën 43-vjeçare Tom Brady merr për dore Tampa Bay Buccaneers, për të kualifikuar franchise-n nga Florida për në fazën gjysmëfinale të National Football Conference.

Quarterback-u më i suksesshëm në historinë e futbollit amerikan ndihmoi Tampa Bay-n me plot 381 jardë dhe 2 pasime për touchdoën, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e tij të 31 në karrierë në fazën e play off-it.

Këtë radhë drejtuesit e NFL vendoësn të ndryshojnë formulën, duke shtuar numrin e ndeshjeve kualifikuese nga dy në tre, ndërsa për në raundin pasardhës në fazën e gjysmëfinaleve sivjet fituan të drejtën për të kaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndeshje vetëm skuadrat më të mira në konferencat respektive.

Sipas këtij formati në American Football Conference u kualifikua direkt për në fazën e knock out-it franchise më i mirë i AFC në sezonin e rregullt dhe ekipi kampion në fuqi Kansas City Chiefs, ndërsa në krahun tjetër në National Football Conference kaloi në mënyrë të drejtpërdrejtë ekipi më i mirë i NFC në regular season Green Bay Packers.

Krerët e National Football League i ndanë ndeshjet tre e nga tre dhe nga sfidat e ditës së shtunë prenë biletën për në “Divisional Playoffs” skuadrat e Tampa Bay Buccaneers, Buffalo Bills dhe Los Angeles Rams.

Në Stadiumin FedEx Field në Landover ekipi i Washington Football Team zbriti në fushë pa quarterback-un Alex Smith, që mungoi për shkak dëmtimi, megjithatë 27-vjecari Taylor Heinicke e zëvendësoi atë denjësisht, pavarësisht se në fund franchise nga Florida respektoi parashikimet dhe siguroi kualifikimin për në turin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat