Ekipi olimpik i Kosovës kthehet sonte në Prishtinë

Sporti

Ekipi olimpik i Kosovës kthehet sonte në Prishtinë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:43
Ekipi olimpik i Kosovës kthehet sonte në Prishtinë

Ekipi olimpik i Kosovës që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, kthehet sonte (e premte) në Kosovë.

Kanë përfunduar tashmë garat për ekipin olimpik të Kosovës në LOD “Pekini”.

Ky ekip pritet të kthehet gjatë mbrëmjes së sotme (e premte) në Kosovës, pas pak më shumë dy javë qëndrimi në Kinë.

Ekipi përbëhet nga skitarët: Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Arritja e ekipit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhet në ora 19:30 me linjën përmes Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat