Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Podgoricë

Sporti

Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Podgoricë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 23:05
Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Podgoricë

Kombëtarja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar sot për në Podgoricë ku nga data 16 deri më 19 qershor do të mbahet kampionati evropian për U13.

Kosova në kategorinë e meshkujve do të përfaqësohet nga Resul Smajli, Olti Behluli, Feim Rama (trajner) kurse në kategorinë e femrave nga Ajola Behluli, Maxhire Sojeva dhe Ardian Lamaxhema (trajner).

Po ashtu në këtë kampionat do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët nga Kosova Alban Azemi, Eroll Karabaxhaku, Adem Berisha, Besim Hajdari, Linda Zeqiri, Naim Azemi.

Kosova synon paraqitje sa më të mirë në. këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat