Bach në Kiev, takon Zelenskyn

Sporti

Bach në Kiev, takon Zelenskyn

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:40
Bach në Kiev, takon Zelenskyn

Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka mbërritur në Kiev, ku është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Bach shoqërohej edhe nga Sergey Bubka, ikona e sportit të atletikës si dhe drejtuesit e olimpizmit vendës.

“Ju falënderoj që më takuat edhe pse në një moment të vështirë për vendin tuaj. Kjo tregon impenjimin tuaj për sportin dhe për vlerat olimpike. Ne dëshirojmë të tregojmë solidaritet ndaj komunitetit ukrainas, që sportistët e trajnerët këtu s’janë vetëm, por ne jemi në krah tyre”, tha Bach gjatë takimit me Zelensky.

Kreu i olimpizmit botëror takoi edhe rreth 100 sportistë ukrainas që ndodhen në një qendër olimpike trajnimi, duke dëgjuar përvojën e tyre gjatë këtyre muajve të vështirë, që nga pushtimi rus. Siç dihet, IOC ka kërkuar që çdo Federatë ndërkombëtare të mos lejojë pjesëmarrjen e sportistëve rusë e bjellorusë në eventet ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, Bach ka parë nga afër një fushë basketbollit në Avangard, të shkatërruar nga predhat e artilerisë ruse. Ai ka premtuar mbështetje financiare dhe çdo lloj ndihme tjetër për sportistët ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat