Një sportiste shqiptare e talentuar do ta përfaqësojë Kroacinë në Kampionatin Evropian U15 në mundje.
Bëhet fjalë për Ajla Kadriji nga Dobërdolli i Gostivarit.
Ajo do të garojë në kategorinë deri më 46 kg.
“Ajla Kadriji prezenton Kroacinë në mundje në kategorin deri në 46 kg European championship U-15 Kaposvar –Hungari”, ka shkruar babai i saj Bujar Kadriji, drejtor sportiv i KF Besa nga Dobërdolli.
Ajla Kadriji para ca kohësh i ka sjell Kroacisë medalje nga turnet e fortë ndërkombëtarë.