Saliaga: Gara me shumë rivalitet

Sporti

Saliaga: Gara me shumë rivalitet

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:59
Pamje nga konferenca

Katër javët e para të kampionatit të të rriturve nën komentin e zyrtarit të Federatës

Kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rriturave tashmë ka mbërritur në javën e tij të katërt.

Për drejtorin e garave. Elton Saliaga, gara edhe me praninë e lojtarëvë të huaj ka shumë rivalitet, pavarësisht se është vetëm fillimi

"Kemi 22 ekipe 16-vjeçarësh çka do të thotë se ka një ndryshim shumë të madh. Por sa këto 22 ekipe 16-vjeçarësh do të arrijnë në 22-vjeçarë, 23-vjeçarë këtë nuk e dimë. Por ky është roli jonë, i trajnerëve, i Federatës, apo dhe i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për ta mbështetur këtë gjë", ka nënvizuar Saliaga

Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga Unike “Shqipëri – Kosovë”. Për Saliagën është duke u diskutuar dhe së shpejti do të vendoset nga Federatat respektive.

"Është një vendim që i takon bordit. Unë nuk mund të flas sepse nuk e kam informacionin e duhur. Shpresoj të zhvillohet ku vend organizator do të jetë Shqipëria", shpjegon Saliaga.

E nuk kishte se si të mungonte komenti i drejtorit të garave për kampionatin e moshës deri në 16 vjeç.

"Shihet masivizimi për grupmoshat duke filluar edhe nga projekti i vitit të kaluar të Junior NBA", thotë Saliaga.

Europiani i moshës deri në 16 vjeç në Shqipëri, Divizioni C, ku do të zhvillohet?

"Është një vendimmarrje që i takon një organi më të lartë se sa ne. Mbesim gjithnjë në pritje", përfundon Saliaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat