]Rivalët e përjetshëm Serbia dhe Kroacia do të takohen në finalen e madhe të turneut të vaterpolos në Lojërave Olimpike në Paris.
Kroacia pas një lufte të madhe, ishte më e mirë se Hungaria duke e mposhtur me rezultat 9:8.
Hungarezët ishin në epërsi me rezultat 3:1 pas vetëm tre minutash lojë, por me kalimin e kohës, problemet e tyre u shfaqën në sulm.
Çereku i fundit ishte në favor të kroatëve, avancuan me 9:7 dhe triumfuan me 9:8 minimale.