Orges Arifi lartëson shqiptarët, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

Sporti

Orges Arifi lartëson shqiptarët, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 8 maj 2025 Në ora: 14:11
Orges Arifi

Trimi nga Kosova, Orges Arifi, që përfaqëson Shqipërinë, ka treguar zemër të madhe në Yerevan të Armenisë.

Arifi kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian.

“Orges Arifi, për herën e dytë radhazi në finale të Kampionatit Europian.

Një shembull frymëzues i vendosmërisë dhe talentit. 

Pas katër fitoresh spektakolare kundër përfaqësuesve të Malit të Zi 🇲🇪, Çekisë 🇨🇿, Spanjës 🇪🇸 dhe në gjysmëfinale kundër Bosnje-Hercegovinës 🇧🇦, Arifi arriti të shkojë në finale të Kampionatit Europian për herën e dytë radhazi. 

Stafi i FSHK-së falënderon të gjithë ekipin përfaqësues dhe i uron suksese Orgesit në finalen e ditës së nesërme”, shkruan në faqen e Federatës Shqiptare të Karatesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat