Krasniqi priti karateistët

Sporti

Krasniqi priti karateistët

Më: 28 maj 2025 Në ora: 15:26
Pamje

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka pritur sot ekipin e karatesë së Kosovës pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të karatesë, që u mbajt në Yerevan të Armenisë.

"Betim Maliqi fitoi medaljen e bronztë, sikurse ekiporja e vajzave.

Krasniqi përgëzoi ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se medaljet e fituara tashmë nuk janë befasi, por sukses i vazhdueshëm i punës dhe përkushtimit të sportistëve, trajnerëve, klubeve dhe vetë federatës.

Vajzat: Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Behije Mustafa, që ishin të pranishme, folën për sfidat dhe suksesin e shënuar", thuhet mes tët jera nga KOK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat