Vlera Qerimi do të luftojë për medaljen e bronztë në Evropianin Universitar 

Sporti

Vlera Qerimi do të luftojë për medaljen e bronztë në Evropianin Universitar 

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2025 Në ora: 19:19
Pamje nga gara

Karateistja Vlera Qerimi do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian Universitar.

Kampionati po mbahet në Varshavë të Polonisë.

“Në garë për medaljen e bronztë!

Vlera Qerimi ka mposhtur studentet nga Britania e Madhe dhe Sllovakia, duke arritur të kualifikohet për garën për medaljen e bronztë.

Në duelin e radhës, ajo garon kundër studentes nga Kroacia”, - njofton Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat