Pogradeci organizoi për të pestin vit, Maratonën e Notit "Agron Ruvina" në nder të notarit rekordmen.
Më shumë se 100 sportistë të moshave të ndryshme garuan në dy disiplina 300 m stil i lirë dhe në garën 2 km për profesionistët.
Për familjarët dhe miqtë e Agron Ruvinës, kjo maratonë emocione të disafishta.
Kujtojnë e nderojnë njeriun, dhe sportistin rekordmen
Në garën stil i lirë për 14 vjeçarët vendin e parë e mori pogradecarja Lizi Gusho, gara 2 km për profesionistë u fitua nga durrsaku Devi Shtaro ndërsa gara e veteranëve u fitua nga pogradecarja Ana Angjellari.