Behija Mustafa, e para ne Serie A në Spanjë 

Sporti

Behija Mustafa, e para ne Serie A në Spanjë 

Nga: K.G. Më: 26 prill 2026 Në ora: 19:29
Behije Mustafa - e dyta nga e majta

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Behije Mustafa, anëtare e KK Sharri nga Ferizaj, ka treguar edhe një herë klasën e saj në arenën ndërkombëtare.

Ajo arriti sukses të madh në qytetin e A Coruna në Spanjë, ku doli fituese duke zënë vendin e parë në kategorinë –68 kg. 

Ky triumf erdhi në një nga garat më të forta ndërkombëtare të karatesë, në Serie A, ku marrin pjesë sportistë elitarë nga shumë vende të botës 

Behije Mustafa u shpreh e lumtur për suksesin e radhës, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët  vazhdojnë të arrijnë rezultate të mëdha dhe ta përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat