Studentët, përmes Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, po marrin pjesë në Riga 

Sporti

Studentët, përmes Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, po marrin pjesë në Riga 

Më: 21 maj 2026 Në ora: 15:44
Pamje

Studentët, përmes Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, po marrin pjesë në SELL Games 2026, që po mbahen në Riga, Letoni.

Sporti universitar po përfaqësohet në disiplinat sportive “Basketboll 3x3” dhe “Beach Volleyball”.

Ekipet tona atje shoqërohen nga presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, sekretari i përgjithshëm, Fidan Hamiti, anëtari i Bordit, Isa Osmani, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, UP, Florian Miftari, si dhe trajnerët e ekipeve.

SELL Games po zhvillohet nga Federata e Sportit Universitar Letonez, nën patronazhin e Federatës Botërore të Sportit Universitar (FISU) dhe Asociacionit Evropian të Sportit Universitar (EUSA).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat