“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes!”

Bota e Yjeve

“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes!”

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:05
Olta Boka

Prej rreth 5 muajsh Olta Boka po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë. Në muajit korrik, Olta solli në jetë Gaian, vajzën e saj të parë.

Këngëtarja nuk i kursen fotot e videot me të voglën e saj dhe sigurisht ndan këshilla me ndjekëset e saj nëna, ose që do bëhen nëna.

Mirëpo, ajo ka preferuar që të mos e zbulojë portretin e të bijës në rrjetet sociale e sigurisht ka gjithë mirëkuptmin e fansave.

Mirëpo, një incident ka ndodhur ditën e sotme pasi Olta pa dashje ka publikuar një video të Gaias në Instastory. Ajo ka treguar se po bisedonte me kushërirat e saj dhe pa vetëdije e ka hedhur në këtë rrjet social videon.

Shumë e penduar nga ky veprim, ajo ka kërkuar që personat të cilët e kanë parë dhe gazetarët mos ta përdorin këtë moment që e cilëson “delikat”.

“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes, për sa kohë që kam vendosur mos ta nxjerrë vajzën në rrjetet sociale.”- ka shkruar ndër të tjera Olta.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat