“Është e lehtë të postoj një foto dhe të jem e ‘larë’ me ndjekësit”

Bota e Yjeve

“Është e lehtë të postoj një foto dhe të jem e ‘larë’ me ndjekësit”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Lori Hoxha

Edhe Lori Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i njësisë “Shqiponja”. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të një shprehjeje që është bërë virale ditën e fundit. “ke telefonon kur policia vret?”, shkruhet në një mur.

Lori shprehet se për çështje të tilla kaq sensitive nuk preferon të flasë shumë, sepse është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ajo thotë se ka një presion të jashtëzakonshëm për të bërë apo thënë diçka në të tilla raste. Lori shprehet se çdokush mund të shkruaj diçka nga komoditeti i shtëpisë vetëm për të qenë i larë me ndjekësit.

Në fund Lori shton se shpreson që për ngjarjen të vihet drejtësia dhe të kemi kurajën për të ngritur zërin.

“Nuk flas shpesh me zë të lartë në Instagramin tim për çështje që dhembin. Jo sepse më dhemb dhe mua, por sepse është shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Shumë e lehtë të ripostoj këtë foto dhe të jem e larë me ndjekësit e mi ndërkohë që rri në shtëpinë time ngrohtë siç bëhet rëndom për çështje që ndonjëherë as nuk na përkasin.

Unë nuk i di faktet, por di që jeta e kujtdo dhemb e nuk duhet shuajtur makabrisht nga ata që supozohet të na mbrojnë. Di po ashtu që kam një detyrim si influencer mode apo opinioni në vendin tim që të bëj pjesën time për vendin ku jetoj. Dhe më besoni që presioni për të bërë apo thënë gjënë e duhur është shumë i lartë. E ndjej dhe veproj mbi të, thjesht ndonjëherë është shumë e vështirë për ta shprehur me fjalë.

Është po ashtu e vështirë të jesh në luftën e të bërit dhe të postuarit. Uroj që në këtë vend të vihet drejtësia për djalin që mund të ishte dhe vëllai im. Uroj po ashtu të kemi kurajën për të ngritur zërin dhe për të luftuar çdo padrejtësi që na bëhet si popull, të jemi aktiv në shoqëri, të ngremë zërin në tavolina ku ushqehen akoma mendime shkatërruese e të dalim të protestojmë pa incetiva, përveçse parimeve dhe idealeve tona.

Lutjet e mia shkojnë për familjen dhe çdokënd të afektuar nga kjo ngjarje e trishtë”, shkruan Hoxha.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat