Loredana na befasoi me aftësitë e gatimit përmes kësaj videoje

Bota e Yjeve

Loredana na befasoi me aftësitë e gatimit përmes kësaj videoje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Loredana

Loredana ka zbuluar se ka aftësi gatimi përmes rrjeteve sociale.

Loredana është reperja shqiptare që po korr suksese edhe në tregun ndërkombëtar.

Loredanën jemi mësuar ta shohim më shumë si një ‘rebele’ për këtë shkak nuk jep bindjen se ajo do të ishte e interesuar në gjërat e zakonshme si gatimi.

Ndërsa ajo na ka surprizuar të gjithëve mbrëmjen e djeshme duke postuar një video duke gatuar në mënyrë tradicionale.

Pak ditë më parë, reperja publikoi albumin e saj “Medusa” që po korr shumë sukses dhe është pritur goxha mirë nga fansat.

Vlen të theksohet se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat