Demi Lovato tregon strijat dhe celulitin, flet për çrregullimet e të ngrënit

Bota e Yjeve

Demi Lovato tregon strijat dhe celulitin, flet për çrregullimet e të ngrënit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Demi Lovato

Këngëtarja Demi Lovato ka folur hapur për çrregullimet e të ngrënit, i cili e ka shoqëruar për shumë kohë.

“Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj.”, shkroi ajo teksa postoi një fotografi ku tregonte strijat dhe celulit.

Këngëtarja tregoi se strijat e theksuara me bojë ngjyrë ari janë një shenjë dashurie ndaj vetes për faktin se ajo ia doli.

“Në nder të mirënjohjes sime për vendin ku ndodhem sot në jetë, këto janë disa foto që i bëra vetë gjatë karantinës këtë verë sepse doja t’i përqafoja strijat e mia dhe të mos kisha turp prej tyre. Le të jetë kjo një kujtesë për këdo që nuk mendon se është e mundur. Në fakt, ti mund ta bësh! Unë besoj tek ti!”, shkroi ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat