Kylie Jenner e gatshme për shpenzime ekstravagante në pushime

Bota e Yjeve

Kylie Jenner e gatshme për shpenzime ekstravagante në pushime

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:05
Kylie Jenner

Kylie Jenner në përgjithësi njihet për dashurinë që ka për udhëtimet e ndryshme në mbarë botën.

Ajo së fundmi ka qenë në një vend malor, derisa nën shoqërinë e familjarëve, është parë duke skijuar.

Pasi që në vitin e kaluar, Kylie e ka shpenzuar kohën më shumë në rezidencën e saj në Kaliforni, kësaj radhe nuk do të jetë e njëjta.

Image

Bukuroshja brune si duket ka nevojë për një trajtim më të mirë, derisa po e konsideron të mërzitshëm qëndrimin në shtëpi.

Burime afër saj kanë treguar se Jenner është e gatshme të shpenzojë mijëra dollarë, për të kaluar sa më shumë kohë në pushime.

Pavarësisht kritikëve të saj, Kylie nuk e ka ndërmend të ndalet së shpenzuari para për veten dhe familjen e saj. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat