Kylie Jenner duket e parezistueshme në imazhin e fundit në bikini

Bota e Yjeve

Kylie Jenner duket e parezistueshme në imazhin e fundit në bikini

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:05
Kylie Jenner

Kylie pozoi pa grim në fytyrë, teksa reklamoi produktet e lëkurës.

23-vjeçarja Kylie Jenner shfaqi figurën e përsosur trupore e veshur me një palë bikini.

Ajo po reklamonte produktet e markës së saj “Kylie Skin” të martën, teksa u shfaq e veshur me bikini ngjyrë kafeje të errët.

Image

Kylie tregoi pamjen e saj natyrale, pasi nuk kishte vendosur grim në fytyrë, ndërsa flokët i kishte mbështjellur me një peshqir.

Bukuroshja reklamoi produktin e ri të kompanisë së saj, ndërsa po mbante edhe disa aksesorë në duar e qafë.

Paraqitja e Kyliet vjen vetëm disa ditë pasi ajo përfundoi xhirimet e “Keeping Up With The Kardashians”.

Kylie publikoi imazhe të shuma nga darka për përfundimin e xhirimeve të reality-shout, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat