Selfiet në pasqyrë nuk janë demode. Jo nëse i bëni kështu si Xhemi

Bota e Yjeve

Selfiet në pasqyrë nuk janë demode. Jo nëse i bëni kështu si Xhemi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:49
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu u rikthye si të mos kishte ikur kurrë dhe ka shumë të drejtë për këtë. Në foton që publikoi pak më parë, moderatorja u duk shumë familjare për sytë tanë dhe më në fund e kuptuam përse.

Fotot e saj para pasqyrës jo vetëm që janë të shpeshta, por janë edhe shumë të këndshme. Nëse në përgjithësi të bësh një foto para pasqyrës konsiderohet demode, ky nuk është rasti i moderatores së njohur.

Fokusi tek fytyra, pak përqëndrim dhe ja ku u bë. Ndryshe nga rastet që zakonisht qarkullojnë online ku vajzat dalin në profil dhe tentojnë të vënë në fokus asetet e tyre.

Tek një pjesë e mirë e këtyre fotove, Xhemi shfaqet me veshje sportive, ndërsa tek një e vetme krah saj është edhe Arbana. Ne ju sugjerojmë t’i hidhni një sy për t’u frymëzuar sidomos nëse jeni adhurues të këtyre fotove.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat