“A ngjajmë?”- Lei Kraja prezanton për herë të parë motrën e saj

Bota e Yjeve

“A ngjajmë?”- Lei Kraja prezanton për herë të parë motrën e saj

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:56
Lei Kraja

Lei Kraja është një ndër moderatoret më seksi të sportit, e cila së fundmi ka vendosur që të na prezantojë me motrën e saj.

Ajo ka postuar në rrjete sociale një foto me Miriam (emri i motrës), megjithatë nuk e ka zbuluar nëse është më e madhe apo më e vogël se ajo.

Ato shihen afër njëra-tjetrës, teksa moderatorja i ka bërë një pyetje ndjekësve të saj: “A ngjajmë?”

Shumica e tyre thonë se motrat ngjajnë bashkë, kjo ndoshta edhe për shkak të tipareve të errëta që i karakterizojnë.

Lein e kanë akuzuar disa herë se ka bërë ndërhyrje në buzë, por ajo i ka mohuar të gjitha këto zëra duke thënë se deri më tani nuk ka pasur nevojë të bëjë diçka të tillë.

Moderatorja për shumë vite ka jetuar larg Shqipërisë, në Amerikë, vend në të cilin vazhdon ende të jetojë familja e saj.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat